Site icon Telegrafi

Tifozët e Juventusit në Torino kanë filluar të blejnë fanella të Ronaldos

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Kalimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi po shkon gjithmonë drejt reales.

Tashmë në qytetin e Torinos janë duke u shitur fanella të portugezit me numrin shtatë.

Aktualisht numri në fjalë mbahet nga Juan Cuadrado, por raportohet se tashmë kolumbiani është pajtuar të marrë numrin 16.

Pasi Cristiano është një nga lojtarët më të mirë aktualisht në botë, interesimi për të blerë një fanellë të tij është shumë i madh.

Ronaldo pritet t’i bashkohet Zonjës së Vjetër për rrogë vjetore rreth 30 milionë euro, kurse transferimi pritet të kushtojë 100 milionë euro.

Sipas mediave të ndryshme CR7 pritet të mbërrijë në Torino gjatë mesit të javës, kurse zyrtarizimi do të përfundojë në fundjavën e ardhshme.

33-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e Manchester Unitedit dhe Sporting Lisbonës. /Telegrafi/

Exit mobile version