Telegrafi

Tifozët e Chelseat të nervozuar pse gjyqtari nuk e ndëshkoi Fabinhon pas gjestit të shëmtuar në Hazardin

E gjitha para syve të gjyqtarit Michael Oliver (Foto: Twitter)

Pas një derbi të përfunduar i gjithë fokusi është te prapaskenat e ndeshjes dhe normalisht që ajo mes Liverpoolit dhe Chelseat që përfundoi me rezultat 2-0 kishte disa.

Festimit i Mohamed Salah pas golit, rrëshqitja e Andrew Robertson, por edhe ajo që Fabinho bëri në fillim të ndeshjes.

Teksa Eden Hazard ishte duke marrë trajtimin e duhur nga mjekët e skuadrës, braziliani iu afrua dhe i fryu hundëve.

E gjitha para syve të gjyqtarit Michael Oliver (Foto: Twitter)

I gjithi ky gjest i shëmtuar nga mesfushori i skuadrës vendase ishte para syve të gjyqtarit kryesor, i cili vendosi që mos ta ndëshkojë yllin e ardhur nga Monaco.

Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak tifozëve të skuadrës Blu, të cilët reaguan të nervozuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/