Pas një derbi të përfunduar i gjithë fokusi është te prapaskenat e ndeshjes dhe normalisht që ajo mes Liverpoolit dhe Chelseat që përfundoi me rezultat 2-0 kishte disa.
Festimit i Mohamed Salah pas golit, rrëshqitja e Andrew Robertson, por edhe ajo që Fabinho bëri në fillim të ndeshjes.
Teksa Eden Hazard ishte duke marrë trajtimin e duhur nga mjekët e skuadrës, braziliani iu afrua dhe i fryu hundëve.
I gjithi ky gjest i shëmtuar nga mesfushori i skuadrës vendase ishte para syve të gjyqtarit kryesor, i cili vendosi që mos ta ndëshkojë yllin e ardhur nga Monaco.
Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak tifozëve të skuadrës Blu, të cilët reaguan të nervozuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/
https://twitter.com/jcrdycollins/status/1117466124076163074