Telegrafi

Tifozët e Chelseat të indinjuar me VAR-in, penalltia e pritur nga Adriani duhej përsëritur

Tifozët e Chelseat kanë pohuar se penalltia vendimtare e prit nga Adrian në Superkupën e UEFA-s nuk duhej të pranohej sepse portieri i Liverpoolit ishte jashtë vijës së tij kur u bë goditja.

Reds mposhtën rivalin e Ligës Premier me anë të penalltive, pasi loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras 2-2.

Ish-portieri i West Hamit, Adrian, i cili po bënte paraqitjet e tij të parë si titullar për klubin e tij të ri në mungesë të të dëmtuarit Alisson, priti goditjen vendimtare nga Tammy Abraham për të siguruar fitoren për skuadrën e Jurgen Klopp.

Lexo po ashtu Adrianit iu deshën vetëm nëntë ditë për të fituar trofeun e parë dhe të shpallet hero i Liverpoolit

Sidoqoftë, disa njerëz që shikuan ndeshjen besojnë se penalltia e sulmuesit duhet të ishte përsëritur pasi portieri 32-vjeçar i Liverpoolit doli nga vija e tij, para se topi të goditjet nga Abraham.

“Adriani ishte larg vijës së tij, duhej të ishte përsëritur. UEFApool përsëri”, shkroi një tifoz i Chelseat në Twtter.

Një tjetër tifoz shtoi se: “Këmbët e Adrianit ishin jashtë vijës. Mendova se ky ishte një rregull?!”.

Një tifoz i tretë vazhdoi: “Me siguri që duhet të përsëritet për shkak se Adrian ishte larg vijës? Paraqitje e tmerrshme nga çdo lojtar në fushë”.

“Adrian ishte jashtë vijës kur Tammy Abraham goditi penalltinë e tij. Portierët supozohet të kenë të paktën një këmbë në vijë. A duhet të ishte përsëritur?”.

“Pra, me të vërtetë cila është poenta e VAR-it?!… Adrian qartë i ka të dy këmbët jashtë vijës kur Abrahami godet topin, por nuk është përsëritur. Krejtësisht qesharake”, shkroi një tifoz tjetër i indinjuar i Bluve. /Telegrafi/