Tifozët e Chelseat janë të frikësuar në lidhje më lëndimin e N’Golo Kante.
Mesfushori francez u detyrua të largohet qysh në pjesën e parë në fitoren 3-0 të skuadrës londineze ndaj Watfordit, duke lënë disa shqetësime të mëdha në stafin e Bluve.
Por, sipas The Sun, Chelsea nuk ka nevojë të shqetësohet, duke u bazuar në performancat e shkëlqyera të Ruben Loftus-Cheek.
Mesfushori anglez po tregon formë të lartë në këtë sezon te skuadra londineze, gjersa me shumë gjasë do të startojë në ndeshjen e dytë ndaj Eintracht Frankfurtit dhe në ndeshjen e fundit në Ligën Premier ndaj Leicester Cityt.
Maurizio Sarri pritet që ndaj skuadrës gjermane të startojë në mesfushë me Mateo Kovacicin, Jorginhon dhe Loftus-Cheeek, gjersa ndeshja e parë kishte përfunduar me barazim, 1-1. /Telegrafi/