David De Gea po largohet nga Manchester United pas 12 vitesh në klub, kjo është konfirmuar me lojtarin duke postuar një mesazh emocionues për fansat në rrjetet sociale.
Pavarësisht nga të gjitha kritikat me të cilat u përball portieri spanjoll sezonin e kaluar, ai u largua nga Djajtë e Kuq me Dorezën e Artë të Ligës Premier për sezonin 2022/23. Ai mbajti 17 herë portën e paprekur duke mposhtur konkurrentët si Alisson Becker dhe Nick Pope.
Prandaj, disa tifozë të Chelseat nuk do ta kishin problem ta kishin portierin 32-vjeçar në Stamford Bridge sezonin e ardhshëm për të rivalizuar Kepa Arrizabalagan.
Një tifoz i Bluve shkroi: “A nuk mund të shkojë Chelsea për De Gean?”.
Një tjetër komentoi: “Unë flas për të gjithë tifozët e Chelseat, na duhet De Gea si portieri ynë numër 1 nëse duam të garojmë për trofe. Le ta nënshkruajmë menjëherë”.
I treti shtoi: “Më quani të çmendur, por dua që De Gea të zëvendësojë Kepan te Chelsea”.
Vlen të veket se Chelsea është pa një konkurrencë serioze të ekipit të parë për Kepan përpara sezonit të ardhshëm pas largimit të Edouard Mendyt këtë verë. /Telegrafi/