Site icon Telegrafi

Tifozët e Chelseat fillojnë të ëndërrojnë për Guardiolan, pas deklaratave të spanjollit nëse Man City dënohet

Manchester City ka thyer mbi 100 rregulla të Ligës Premier për Fair Play-in Financiar dhe ka gjasa të mëdha që ata të ndëshkohen rënë.

Në vitin 2022, Pep Guardiola kishte deklaruar se nëse klubi e gënjen për shkeljet që ka bërë, ai do të largohet menjëherë.

Dhe në javët në vazhdim, mund të mësohen masat ndëshkuese për Manchester Citytn, nga heqja e pikëve, ndalim për transferime, gjobë me të holla – madje nuk përjashtohet as largimi nga Liga Premier.

Lexo po ashtu “Nëse më gënjejnë, ditën tjetër nuk jam pjesë e tyre” – Guardiola me paralajmërim për Cityn

Kjo situatë i ka bërë tifozët e Chelseat që të ëndërrojnë dhe po insistojnë në rrjetet sociale që pronarët e klubit të shkojnë për angazhimin e tij.

Graham Potter, përkundër transferimeve të bëra nga pronarët e klubit, nuk po ia del ta çoj skuadrën drejtë fitoreve, pasi vetëm në takimin e fundit, barazuan pa gola ndaj Fulhamit.

Lexo po ashtu Potter buzë shkarkimit – Chelsea raportohet se ka gjetur zëvendësuesin e tij

Kontrata e tij me Cityn nuk skadon deri në qershor të vitit 2025, andaj klubi londinez do të duhej të paguante shumë për ta shkëputur spanjollin nga marrëveshja aktuale.

Guardiola njihet për lojën e tij të bukur dhe për pushtetin që mbanë mbi lojtarët, duke kërkuar zbatimin e urdhrave në përpikëri. /Telegrafi/

https://twitter.com/imredhunter_/status/1622688809618898944

 

Exit mobile version