Telegrafi

Tifozët e Chelseat emocionohen kur e shikojnë Ashley Colen duke u folur lojtarëve me pasion

Tifozët e Chelseat kërkuan që Ashley Cole të luante kundër Real Madridit, pasi u shfaqën në ekran derisa po u jepte instruksione lojtarëve defanzivë të Bluve.

Skuadra londineze ka qenë në formë të tmerrshme këtë sezon dhe është në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Klubi ka rikthyer Frank Lampard si trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit, duke zëvendësuar Graham Potterin e shkarkuar.

Lexo po ashtu Mbyllet pjesa e parë mes Chelseat dhe Real Madridit

Cole gjithashtu është rikthyer në klub për të stërvitur lojtarët. Dhe tifozët do të dëshironin që ai të ishte ende duke luajtur në vend të Marc Cucurellas, pasi e panë atë duke e stërvitur me pasion nënshkrimin e verës.

Një fans shkroi në Twitter: “E dua këtë intensitet dhe pasion nga Ashley Cole”.

Një i dytë komentoi: “Pikërisht ajo që na duhej. Më shumë pasion i shfaqur nga Ash në këto pak minuta sesa i gjithë klubi në të gjithë sezonin”.

Një i tretë tha: “Ky është lloji i lojtarit që i mungon Chelseat”. /Telegrafi/