Tifozët e Chelseat kanë brohoritur të njëjtat fjalë gjatë arritjes së Jude Bellingham në Stamford Bridge, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.
Ata janë dëgjuar duke e lutur mesfushorin: “Eja te Chelsea”, derisa ai po hynte në stadium.
Megjithatë, ai ka mbajtur qëndrim i përqendruar te loja e 1/8 së finales në garën elitare për klube.
“Come Chelsea!”
Blues fans want Jude Bellingham at the Bridge next season 💫 #UCL pic.twitter.com/MYqK7NLWG5
— Football on TNT Sports (@footballontnt) March 7, 2023
Pritet që futbollisti të largohet nga Bundesliga në fund të sezonit për një transferim të shtrenjtë në ndonjërin prej klubeve të mëdha, ku të interesuar janë Chelsea, Manchester City, Manchester Unitedi, Liverpooli dhe Real Madridi.
Raportohet se klubi gjerman do të kërkojë rreth 130 milionë funte (146 milionë euro) për shërbimet e tij.
Ndryshe, Blutë fituan me rezultat 2-0 kundër Dortmundit në ndeshjen kthyese të tetës së finales për t’u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/