Telegrafi

Tifozët e Chelseat befasojnë Conten gjatë takimit kundër Tottenhamit (Foto/Video)

Getty Images

Chelsea shkuar në pushim të pjesës së parë ndaj Tottenhamit me rezultat 2-1.

Dy golat për Blutë i shënoi Willian, kurse për Spurs Harry Keane.

Por, tifozët e Chelseat befasuan trajnerin Antonio Conte teksa ndeshja ishte duke i luajtur duke e shfaqur një baner mbi stadium të tërhequr nga një aeroplan, ku shkruante “Antonio! Antonio!”.

Getty Images

E gjitha kjo është përkrahje për teknikun italian në mënyrë që ai të vazhdojë t’i përgatitë lojtarët në ndeshjet e mbetura në Ligën Premier në luftën për titull.

Ndeshja mes Chelseat dhe Tottenhamit është në kuadër të gjysmëfinales së FA Cup. /Telegrafi/