Telegrafi

Tifozët e Chelseat ankohen për ndeshjet e vështira qysh në start të edicionit 2021/22 në Ligën Premier

Liga Premier ka zbuluar të gjitha 380 takimet që do të zhvillohen në kuadër të sezonit 2021/2022.

Klubet nga liga angleze mësuan kundërshtarë, datat dhe oraret e takimeve, e që për disa është një orar i vështirë qysh në start.

Tifozët e Chelseat janë ankuar se me fillim do të kenë punë me skuadrat e mëdha, duke thënë se ky short është i padrejtë.

Lexo po ashtu Zbulohen 380 përballjet dhe datat në Ligën Premier për edicionin 2021/22 – derbi qysh në javën e parë

Përballja e tyre e parë do të jetë më 14 gusht ndaj Crystal Palaces, kur pritet që trajner i The Eagles të jetë ish-trajneri dhe legjenda e klubit të The Blues, Frank Lampard.

Pas kësaj, fillojnë përballjet e vështira si ajo si mysafir i Arsenalit, dhe Liverpoolit, pastaj me Tottenhamin dhe Manchester Cityn në shtator.

Lexo po ashtu Pesë lojtarët që Chelsea ia ofron Interit për shërbimet e Hakimit

Chelsea është në mesin e favoritëve për të fituar trofeun, derisa fituan Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar.

Sidoqoftë, tifozët e skuadrës londineze janë ankuar se ky short është tepër i vështirë për ta dhe se është e padrejtë.

Lexo po ashtu Kante u përfshi në një aksident me Mini Cooperin e tij të famshëm, por edhe pas kësaj bëri foto me një tifoz

Një tifoz shkroi në Twitter: “3 ndeshje jashtë “6 skuadra të mëdha” në 5 ndeshjet e para dhe Man City në shtëpi”.

Një tjetër i shkroi: “4 nga gjashtë të mëdhenjtë në 5 ndeshjet e para janë qesharake të padrejta”.

Lexo po ashtu Katër lojtarët që pritet t’i shesë Chelseat për të financuar transferimin e Haalandit

Një tjetër ishte më optimist: “Nëse ne arrijmë të jemi në katër të parët pas javës së shtatë, ne po fitojmë ligën”.

Dhe, një i katërt shtoi: “Fillim i vështirë, por është më mirë të heqësh lojërat më të vështira në fillim të sezonit”. /Telegrafi/