Telegrafi

Tifozët e Belgjikës dhe ata të Suedisë mbesin të ngujuar në stadium shkaku i sulmit të dyshuar terrorist

Tifozëve të Belgjikës dhe Suedisë u është thënë të qëndrojnë në stadiumin kombëtar të belgëve pasi dy suedezë u qëlluan për vdekje në një sulm të lidhur me terrorizmin.

Ndeshja kualifikuese për Euro 2024 mes Belgjikës dhe Suedisë u ndërpre në pjesën e parë pasi “lojtarët vendosën se nuk duan të vazhdojnë lojën, për shkak të asaj që ndodhi në Bruksel”, thuhej në një njoftim të stadiumit.

Ende asnjë i dyshuar nuk është arrestuar, ndërsa policia e armatosur ka rrethuar vendin e ngjarjes.

Lexo po ashtu Dyshohet për sulm terrorist në Bruksel: Ndërpritet ndeshja Belgjikë - Suedi

Një zëdhënës i policisë konfirmoi se dy persona ishin vrarë nga të shtënat, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

Qendra Kombëtare e Krizave në Belgjikë ngriti alarmin për terror në qytet në nivelin më të lartë të hënën mbrëma. Ajo është zhvendosur në vendin e dytë më të lartë për pjesën tjetër të Belgjikës.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet kur sulmuesi në Bruksel shtie me pushkë automatike mbi dy të rinjtë, të veshur me fanella të Suedisë

Të shtënat ndodhën pranë bulevardit d’Ypres – në një zonë në veri të qendrës së qytetit të Brukselit.

Videoja e raportuar për incidentin tregon një person të armatosur me një xhaketë dhe një helmetë të bardhë duke ndjekur një burrë në një ndërtesë. /Telegrafi/