Mungesa e qartësisë nëse Ernesto Valverde do të mbetet në krye të Barcelonës pas përfundimit të këtij sezoni ka nisur diskutimin rreth asaj se kush mund ta zëvendësojë atë.
Ekzistojnë disa trajnerë të cilët mund të marrin përsipër detyrën e trajnerit nëse ai vendos të largohet nga Camp Nou gjatë verës.
Megjithatë, në mesin e atyre që mund të aspirojnë për pozicionin, ka dy kandidatë që qëndrojnë mbi pjesën tjetër – Quique Setien dhe Xavi Hernandez.
Të dy trajnerët thuhet që kanë stilin e famshëm të Barcelonës të themeluar nga Johan Cruyff në fillim të viteve 1990 si pjesë të filozofisë së tyre.
Sipas një sondazhi të gazetës Marca, në të cilin morën pjesë mbi 70 mijë lexues, Xavi ishte kandidati kryesor për tifozët duke marrë 31 për qind të votave.
Megjithatë, kjo ishte vetëm pak përpara Setien, i cili mori 30 për qind të votave të lexuesve.
Në vendin e tretë në sondazh ishte trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, i cili e çoi kombëtaren evropiane deri në vendin e tretë në Kupën e Botës në Rusi.
Trajnerë tjerë më pak të votuar ishin Arsene Wenger, Thierry Henry, Jordi Cruyff e disa të tjerë. /Telegrafi/