Joan Laporta e di shumë mirë që Barcelona ka nevojë për ndryshime të mëdha këtë verë.
Nevojitet ndryshim dhe askush nga lojtarët nuk duket i sigurt pasi kjo skuadër ka fituar vetëm Kupën e Mbretit, ndërsa ka humbur garën për titull krejt në fund.
MARCA kishte bërë një sondazh për lexuesit, duke pyetur se kush duhet të largohet nga Camp Nou këtë verë, dhe rezultatet ishin paska befasuese.
Me mbi 150 mijë vota, vetëm tre lojtarë përfunduan sondazhin me një ekuilibër të favorshëm – me më shumë njerëz që ende besojnë në ta që duhet të qëndrojnë.
Lionel Messi ishte çuditërisht numër një, së bashku me Jordi Alban dhe Ousmane Dembelen.
Pjesa tjetër, sipas lexuesve të MARCA, duhet të largohen.
Philippe Coutinho ishte lojtari që shumica besojnë se duhet të largohet, i ndjekur nga Miralem Pjanic.
Në listën e më të votuarave ishte edhe Samuel Umtiti, Martin Braithwaite, Sergi Roberto, Clement Lenglet, Antoine Griezmann, Ronald Koeman, Sergio Busquets dhe Gerard Pique. /Telegrafi/