Thibaut Courtois dha një tjetër paraqitje si lojtari i ndeshjes në fitoren e Real Madridit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit.
Portieri belg bëri shtatë pritje gjatë lojës për të siguruar që Real Madrid të kalonte në çerekfinale me penallti.
Pas ndeshjes, Courtois ka festuar i lumtur me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij.
Por teksa hynte në tunel të stadiumit “Metropolitano”, disa tifozë të Atletit e pështynë nga tribunat.
Jo se Courtois do ta shqetësonte shumë këtë. Po këta tifozë të Atletit hodhën gjësende ndaj tij kur Madridi i luante në La Liga në Metropolitano.
Courtois dikur ishte lojtar i Atleticos, por ai ishte vetëm në huazim për disa vjet nga Chelsea.
Ai nënshkroi për Real Madridin në vitin 2018 ku ka fituar gjithçka që ëndërronte të fitonte në karrierën e tij. /Telegrafi/