Telegrafi

Tifozët e Arsenalit do ta duan më shumë Artetan pas reagimit të tij kur Topçinjtë pësuan gol (Foto/Video)

Arsenali vazhdon të jetë në zemrën e Mikel Artetas, edhe pse ai është pjesë e një klubi rival, si Manchester City.

Spanjolli ka luajtur për Topçinjtë për pesë vite (2011-2016), ndërsa tash është pjesë e stafit trajnues të Pep Guardiolas te një klub tjetër i Ligës Premier.

Mirëpo, reagimi i tij në momentin kur klubi që i përket shënoi golin e fitores përballë ish-klubit të tij, ishte dëshmi se për kë rreh akoma zemra e ish-mesfushorit.

Derisa të gjithë festonin, ai qëndroi në bankë pa lëvizur

Arsenali kaloi në epërsi me anë të Theo Walcott në pjesën e parë, mirëpo loja e Cityt në të gjysmën e dytë bënë që të zgjedhurit e Guardiolas ta përmbysnin rezultatin me golat e Leroy Sane dhe Raheem Sterling.

Lexo po ashtu Arsenali pëson edhe nga City me përmbysje (Video)

Mirëpo, derisa të gjithë në bankën e Cityt po e festonin golin e Sterling, Arteta mbeti i ngujuar në ulësen e tij.

Një reagim që duhet vlerësuar nga tifozët e Arsenalit

Kujtojmë që Arteta bëri paraqitjen e fundit për Arsenalin në maj të këtij viti dhe pastaj u largua me lot në sy nën duartrokitjet dhe brohoritjet e publikut, të cilin duket se nuk e ka harruar. /Telegrafi/