Tifozët e Arsenalit mbetën të zemëruar pas ndeshjes me vendimin e gjyqtarit Michael Oliver për të mos përjashtuar nga loja me karton të kuq kroatin Mateo Kovacic.
Mesfushori i Manchester Cityt mori një karton të verdhë në minutën e 29-të për një ndërhyrje të rrezikshme ndaj kapitenit të Topçinjve, Martin Odegaard.
Tifozët kërkuan një karton të kuq, por gjyqtarët në VAR nuk e panë të arsyeshme që Kovacic të përjashtohej nga fusha e lojës.
Për ironi të fatit, Kovacic pak minuta më vonë bëhet përsëri protagonist në fushë me një ndërhyrje tjetër në Declan Rice, duke bërë që stadiumi të ‘shpërthente’ në fishkëllima në drejtim të gjyqtarit të ndeshjes.
Malo Gusto and Curtis Jones were sent off after catching the opponent after winning the ball.
Mateo Kovacic gets just a yellow for catching Ødegaard from behind! 🤦♂️
Premier League officials are just biased. pic.twitter.com/rdYfBcjznL
— Sripad (@falsewinger) October 8, 2023
Arsenal në fundi mori tre pikët falë golit të Gabriel Martinellit, duke marrë fitoren e parë ndaj Manchester Cityt në Ligën Premier pas tetë vitesh./Telegrafi/