Site icon Telegrafi

Tifozët e Al Nassr me koreografi fantastike dedikuar Ronaldos, ndërsa ata të ekipit kundërshtar e ngacmuan me kore për Messin

(Foto: Getty)

Cristiano Ronaldo është duke u trajtuar si një mbret prej se ka nënshkruar për klubin saudit, Al Nassr.

Superylli portugez, përveç që paguhet mbi 200 milionë euro në vit, ua ka rrëmbyer zemrat tifozëve arabë, të cilët e shprehin vazhdimisht dashurinë për të..

Njësoj ndodhi edhe në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës Saudite, të cilën ekipi i CR7 e humbi me rezultat 3-1 nga Al Ittihad.

Tifozët e Al Nassr kishin përgatitur një koreografi mbresëlënëse dedikuar kapitenit dhe idhullit të tyre.

Mirëpo, gjatë arritjes në King Fahd International Stadium, ka pasur edhe një reagim të parapritur nga tifozët e ekipit kundërshtar që kishte epitetin e nikoqirit.

Cristiano ishte pritur me kore për rivalin e tij të përbetuar, Lionel Messi. Ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë largimit nga fusha. /Telegrafi/

Exit mobile version