Tifozët anglezë të futbollit konsiderojnë se Harry Kane është lojtari me stilin më të mirë të flokëve në Ligën Premier.
Në një sondazh nga VO5, në të cilin kanë votuar 2.000 tifozë, sulmuesi i Tottenham Hotspur e ka hequr nga vendi i parë mbrojtësin e Arsenalit, David Luiz – transmeton The Sun.
Braziliani me kaçurrelat e tij është zhvendosur në pozitën e dytë, ndërsa Hugo Lloris (Tottenham Hotspur), Paul Pogba (Manchester United) dhe James Maddison (Leicester City) mbyllin top pesëshen.
Modelet më të mira të flokëve në Ligën Premier
1. Harry Kane (Tottenham Hotspur)
2. David Luiz (Arsenal)
3. Hugo Lloris (Tottenham Hotspur)
4. Paul Pogba (Manchester United)
5. James Maddison (Leicester City)
Votuesit në sondazh e kanë zgjedhur edhe stilin më të keq të flokëve, ku janë përfshirë edhe lojtarët nga ligat tjera dhe nga e kaluara.
Modeli i samurajit i superyllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, stili mohok i ish-kapitenit të Anglisë David Beckham (të cilin në vitin 2001, sir Alex Ferguson e detyroi ta hiqte), si edhe flokët e ish-sulmuesit të Nottingham Forest, Jason Lee – janë votuar si modelet më të këqija të flokëve.
Modelet e këqija të flokëve
Cristiano Ronaldo (Juventus)
David Beckham (asokohe luante për Manchester Unitedin)
Jason Lee (Nottingham Forest)
/Telegrafi/