Raportet në shtypin spanjoll tregojnë se mesfushori i Interit, Ever Banega, mund të jetë afër një lëvizjeje në Kinë për 25 milionë.
Mesfushori argjentinas iu bashkua klubit italian nga Sevilla, si një agjent i lirë në verë, dhe deri më tani nuk ka arritur të bëjë një ndikim të rëndësishëm me fanellën e Nerazzurrëve.
Sipas Estadio Deportivo, 28-vjeçari mund të lëvizi që para afatit kalimtar të verës, me dritaren e transferimeve që është ende e hapur deri në fund të shkurtit në Kinë, përcjell Telegrafi.
Gazeta spanjolle sugjeron se trajneri Fabio Cannavaro është i prirur për të sjellë Banegan në skuadrën e tij Tianjin Quanjian, me një ofertë prej 25 milionë eurove për Interin, dhe një pagë prej tetë milionëve për lojtarin.
Banega humbi ndeshjen e fundjavës me Empolin për shkak të lëndimit, por ky medium spanjoll këmbëngul se ky është një nën-komplot për të maskuar transferimin e ardhshëm.
Një fitim prej 25 milionë eurove me siguri do të ishte shumë i dobishëm për Interin, pasi ata duhen të jenë në përputhje me rregullat e ‘Fair Play Financiar’. /Telegrafi/