Santiana Maloku dhe Shqipe Hysenaj janë përfshirë së fundmi në një debat të ashpër.
Teksa po qëndronin në dhomën e gjumit, ato filluan ta ofendonin njëra-tjetrën.
Ka qenë bukuroshja gjakovare që i tha se ajo i ofendon femrat vazhdimisht.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” në anën tjetër i tha se ajo ka sharë në këtë reality shou.
“Ti i ofendon femrat në çdo mënyrë të mundshme. Më mirë me sha se sa me i ofendu femrat sikur ti. Nuk le të zezë pa thënë. Nuk të vjen marre. Oj manipuluese. Unë të paktën nuk e bëj atë. Nuk i ofendoj femrat si ti. Nuk ke pikë fytyre”, u shpreh Maloku.
Hysenaj në anën tjetër vazhdimisht iu drejtua me fjalët: “Gojë rrugaçe”.
Kjo nuk është hera e parë që banoret përfshihen në të tilla gjëra. /Telegrafi/