Site icon Telegrafi

“Ti nuk din as me ma lyp” e Bleonës, remix për tregun amerikan

Sapo ka publikuar projektin e saj më të ri, të parin për tregun amerikan, Bleona Qereti është duke punuar rreth një kënge të re.

Këngëtarja nuk ka dashur të jap detaje rreth projektit të ri në gjuhën angleze, por ka thënë së në planet e saj është edhe një remix i këngës “Ti nuk din as me ma lyp”, të cilën për tregun shqiptar e solli shumë vite më parë, transmeton Telegrafi.

Përpunimin e kësaj kënge, Bleona e ka konsideruar si një sukses të madh gjersa ka folur edhe për dështimet duke thënë se “askush nuk dështon nëse nuk jep vetë dorëheqjen”.

Ndryshe videoklipi i saj “Take you over” ka tri ditë që është publikuar dhe ka arritur vetëm 73 mijë klikime në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/

Exit mobile version