Një moment tejet emocionues ka ndodhur në ndeshjen e kampionatit holandez mes Feyenoordit dhe VVV Venlos.
Portieri australian Brad Jones ishte në portë si gjithnjë për Feyenoordin edhe pse kishte gjashtë vjetorin e vdekjes të së birit të tij.
Djali i australianit Luca ndërroi jetë gjashtë vite më parë në moshën gjashtë vjeçare pasi humbi betejën me sëmundjen e Leukemisë.
E tifozët vendas kishin organizuar që i gjithë stadiumi në minutën e 12-të t’i ndiznin dritat e telefonit në shenjë kujtimi për Lucan e vogël.
Në atë moment i 47 mijë tifozë filluan të këndojnë këngën e famshme ‘You’ll never walk alone’, gjë që e bënë portierin Jones të qajë në fushë.
Gjesti i tifozëve holandez është përshëndetur shumë pas ndeshjes nga portieri dhe bashkëshortja e tij.
Edhe klubi holandez ka shpërndarë një foto në ‘Twitter’ duke ia dedikuar portierit të tyre me mbishkrimin ‘Ju nuk do të ecni kurrë vetëm’.
Ish-portieri i Liverpoolit, 35-vjeçari Jones po kalon vitin e tij të dytë në Roterdam dhe është familjarizuar me tifozët e Feyenoordit.
Kujtojmë që Feyenoord në fund nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 me Venlon, duke mbetur në pozitën e shtatë në tabelë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bjBXG4eUqFg