Teksa edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova po i afrohet fundit, tensionet dhe emocionet brenda shtëpisë janë në kulmin e tyre.
Mbrëmë, katër finalistët e këtij edicioni u zgjodhën: Edona, Lumbardhi, Blerando dhe Shqipja.
Por edhe pse konkurrenca është në fazat e saj të fundit, nuk ka munguar ngacmimi i lehtë ndërmjet banorëve.
Para se të shkonin për të fjetur, Edona u bë shënjestër e ngacmimeve nga Blerando dhe Lumbardhi.
Blerando i thotë Edonës: “Po të rrinte Santi edhe një javë, ti do ta çoje luftë me të”
Lumi, nga ana e tij, shtoi në këtë ton duke thënë: “Deri para tre dite s’ke guxuar asnjë fjalë t’ia thuash Santit.”
Përballë këtyre komenteve, Edona mbrojti pozicionin e saj, duke u shprehur se ajo e ka dashur Santianën dhe nuk ka pasur ndonjëherë qëllim që ta kritikojë atë, sidomos jo për marrëdhënien e saj me Bucin.
Gjatë kësaj bisede, Edona gjithashtu i dha një kompliment Blerandos, duke i thënë se ai ka pasur një taktikë të mirë gjatë lojës, duke qenë i aftë të bëjë banorët të dalin nga vetja e tyre. /Telegrafi/