Lionel Messi e ka shkruar edhe një herë historinë duke e fituar Topin e Artë – për të shtatën herë në karrierë.
Superylli argjentinas doli përpara konkurrentëve të tij, derisa në top pesëshe ishin Robert Lewandowski, Jorginho, Karim Benzema dhe N’Golo Kante.
Sulmuesi i Bayern Munichut ishte konkurrenti më i madh i yllit të Paris Saint-Germainit dhe në deklaratën e tij në ceremoninë e France Football, 34-vjeçari e përmendi atë.
HERE IS THE WINNER!
SEVEN BALLON D’OR FOR LIONEL MESSI! #ballondor pic.twitter.com/U2SywJmruC
— Ballon d'Or (@ballondor) November 29, 2021
Lewa ishte favorit për ta fituar trofeun prestigjioz në vitin 2020, mirëpo ndarja e çmimit u anulua për shkak të pandemisë së COVID-19.
“Ti e meriton Topin tënd të Artë. Vitin e kaluar, të gjithë ishin të pajtimit të thoshin se ti ishe fituesi i madh”.
“Është një nder i madh të garoj me Robert (Lewandowski). Vitin e kaluar ti ishe fituesi dhe mendoj se France Football duhet të ta japë”, ka thënë Messi gjatë fjalimit të tij. /Telegrafi/