Ajo që po flitet nga seriali “La Casa de Papel” është se Berlin është një këngëtar i lindur. Tashmë ka nisur të flitet nëse aktori Pedro Alonso i ka interpretuar vet këngët “Ti Amo” dhe “Bella Ciao”.
Sezoni i katërt i “Casa de Papel” tashmë ndodhet në Netflix, ndërsa krahas skenave interesante, karakteri Berlin interpreton hitin e famshëm, “Ti Amo”, të këngëtarit italian Umberto Tozzi.
Dhe menjëherë, admiruesit e këtij seriali kanë nisur debatin se a është vërtet aktori Alonso ai qe e këndon këngën.
Gjatë kujtimit të ceremonisë martesore të Berlin me partneren e tij, Tatiana, protagonisti tregon talentin e tij në këndim. Ndërsa kjo nuk është hera e parë që ai e ka bërë këtë gjë.
Në të kaluarën, ai e ka kënduar një tjetër hit, atë “Bella Ciao”. Ky himn që u këndua në “La Casa de Papel” po ashtu kishte nxitur thashetheme për këngëtarin e vërtetë.
Dhe përgjigja është ‘po’. Është vet Pedro Alonso, ai që i këndon këngët e tij në serial, ndërsa nuk ka dyshim se këto këngë do të mbeten gjatë në kokat e fansave të serialit të popullarizuar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GT1mKBakElM&feature=share