Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në Lipjan.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në një lokal në Lipjan janë vjedhur 17 shtëpiza kompjuteri dhe 15 monitor, transmeton Telegrafi.
“Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 29.09.2020 – 07:42. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë natës nga persona të panjohur i është thyer lokali i tij dhe nga lokali i janë vjedhur 17 shtëpiza kompjuter dhe 15 monitor”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u trajtuar nga Policia e Kosovës./Telegrafi/