Telegrafi

Thyerje në mes të Shpendit dhe VV-së? Molliqaj u përgjigjet pretendimeve të tilla!

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Dardan Molliqaj, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, i ka dhënë mbështetje kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai e ka shkruar hashtagun Shpendiedhe4, duke aluduar se Ahmeti do t’i fitojë zgjedhjet lokale, dhe do ta drejtojë kryeqytetin edhe për katër vite tjera.

Ndryshe, sot media dhe gazetarë të ndryshëm, kanë thënë se pritet një thyerje në mes të ish – liderit të VV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Një aludim i tillë vjen pasi Kurti sot në Kuvendin e Kosovës, kritikoi ashpër një kompani me të cilën pretendohet se ka bashkëpunuar i pari i Prishtinës. /Telegrafi/