Khephren Thuram ka mbetur te Nice përkundër shumë ofertave që kishte në afatin kalimtar veror.
Mesfushori i talentuar francez nuk e ka ndërmend të qëndroj edhe gjatë te kjo skuadër, pasi ka planifikuar largimin në afatin kalimtar të janarit.
Kontrata e tij me Nicen skadon në verën e vitit 2025 dhe lojtari nuk ka pranuar rinvoimin e saj duke refuzuar ofertën nga drejtuesit e skuadrës.
Le10Sport ka raportuar se janë pesë klube të mëdha evropiane që janë në garë dhe pritet të dërgojnë oferta për transferimin e Thuram.
Juventus, Paris Saint Germain, Bayern Munich dhe dy skuadrat angleze Liverpool e Tottenham Hotspur janë në garë për transferimin e mesfushorit francez.
Nga ana tjetër Nice nuk mund ta ndalë futbollistin dhe synon që nga largimi i tij të fitoj së paku 50 milionë euro.
22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar pesë ndeshje në Ligue 1, por që ende nuk ka shënuar ose asistuar. /Telegrafi/