Site icon Telegrafi

Thuhet se Gerard Pique u pendua që la Shakiran dhe u përpoq dëshpërimisht të rikthehej me të një muaj pas ndarjes

Thuhet se ish-futbollisti, Gerard Pique u pendua që u nda me Shakirën dhe u përpoq me dëshpërim ta rifitonte atë.

Ish- ylli i Barcelonës thuhet se ishte përpjekur të rikthehej me këngëtaren një muaj pas ndarjes së tyre.

Teksa ylli kolumbian i popit refuzoi të rikthehej, ai filloi jetën e tij të re me 23-vjeçaren Clara Chia Marti.

Foto: AFP

Pretendimi vjen nga gazetari spanjoll i Univision, Jordi Martin, i cituar nga burime të afërta me Shakira, raporton Marca.

Gazetari pretendon se burime pranë yllit thanë se futbollisti vendosi t’i jepte fund lidhjes së tyre në prill të vitit të kaluar.

Foto: AFP

Por një muaj pasi u largua nga shtëpia e familjes, ai u rikthye tek këngëtarja duke i kërkuar që të harronte gjithçka dhe të ktheheshin sërish bashkë.

“Pique u pendua që la Shakira dhe vendosi të provojë përsëri me të”, tha ai.

Lexo po ashtu Gerard Pique shoqërohet me Irina Shayk në mes të dramës së ndarjes nga Shakira

Dhe Pique nuk humbi kohë duke ecur përpara pasi filloi të takohej me studenten e PR, Clara Chia Marti.

Foto: Getty Images

“Nga të afërmit e Shakirës më thonë se prillin e kaluar i dhanë fund lidhjes. Një muaj më vonë ai u pendua dhe u kthye në shtëpi, por nuk funksionoi dhe ata vendosën të ndaheshin plotësisht. Clara tashmë ekzistonte deri atëherë”, tha gazetari.

Ai pohoi gjithashtu se ylli kolumbian i popit, e cila e kishte falur Piquen në të kaluarën, nuk e bëri atë këtë herë pasi e dinte se Clara “nuk ishte thjesht një tjetër”. /Telegrafi/

Exit mobile version