Aktorja e njohur Shota Baraliu, e ftuar në “Shok Podcast” përballë moderatorit Fis Juniku, ka hapur zemrën rreth eksperiencës së saj si një nga banoret e sezonit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Gjatë bisedës, ajo ka rrëfyer për sfidat e përballura brenda shtëpisë së famshme, ku u shqua si një prej banoreve më të kritikuara vitin e kaluar për shkak të sjelljeve të saj të çiltra brenda shtëpisë.
Në një moment të bisedës, diskutimi u përqendrua tek pyetja se kush e meritonte më shumë fitoren e vitit të kaluar në Big Brother – reperi i njohur Stresi apo aktori Vedat Bajrami?
Ndërkohë që Fis pohoi se vendimin final e ka publiku, Shota Baraliu shtroi pyetjen e dyshimtë: “A thua është vetëm publiku ai që vendos në Big Brother?”.
Kjo pyetje induktive shërbeu si një sinjal i mundshëm për diskutime të mëtejshme mbi procesin e vendimmarrjes brenda formatit të spektaklit dhe rolit që luan votimi i publikut.
Shikoni videon nga minutazhi 17:19
Shota u shpreh gjithashtu për vlerën e të qenurit autentike dhe transparent, pavarësisht se si mund të përceptohet nga të tjerët. “Kritikat ishin të shumta, por unë preferoj të jem e vërtetë dhe e sinqertë me veten dhe të tjerët”, tha ajo, duke shtuar se ka mësuar shumë nga kjo përvojë.
Aktorja nga Suhareka përndryshe kishte qëndruar vetëm një muaj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova në edicionin e parë. /Telegrafi/