Telegrafi

“A thu baby”, kënga e radhës nga Blero

Foto: YouTube

Në vazhdimësinë e projekteve të reja që po i publikon, këngëtari Blero ka sjell edhe këngën e pestë me radhë të albumit të tij të ri.

“A thu baby” titullohet kjo këngë, e cila është e zhanrit RnB.

Kënga dhe teksti janë punuar nga Fissi dhe Doni, ndërsa ko-producent i këngës është Slicky.

Foto: YouTube

Kjo këngë e kantautorit shqiptar pason pas “I thashë të dua”, “Thuaj” dhe “6 copë jetë” në bashkëpunim me këngëtaren Eugena.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“6 copë jetë” përndryshe mban titullin albumi më i ri i këngëtarit, i cili do të dalë në shtije pas publikimit të të gjitha këngëve.

Kënga e tij e fundit nga ky album do të publikohet të shtunën. /Telegrafi/