Telegrafi

Thonë se po kopjon lojën e Luiz Ejllit në Big Brother, flet vëllai i Jul Dedës

Mario Deda ka qenë i ftuar këtë të dielë në ‘Fan Club’ me Enxhi Nasufin.

Ai ka komentuar lojën e të vëllait, Jul Deda, në Big Brother VIP Albania 3 dhe ka sqaruar disa gjëra për publikun.

I njëjti është përgjigjur edhe në pyetjen nëse Juli është duke kopjuar lojën e fituesit të BBVA 2, Luiz Ejllit, meqë u komentua disa herë në rrjetet sociale.

Foto: Screenshot/YouTube

Mario thekson se nuk po bën lojë të ngjashme, por ndoshta edhe për shkak të dialektit.

Lexo po ashtu Efi Dhedhes thotë se Jul Deda po kopjon lojën e Luiz Ejllit në Big Brother VIP Albania 3

“Jo s’po e bën lojën e ngjashme. Duhet të ndajmë disa gjëra”, tha fillimisht ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Mario shtoi më tej: “Nëse duam të gjejmë të përbashkëtën tek dialekti në rregull. Mënyra se si shpreh mendimin, batutën, këtë kemi ne shkodranët”.

Juliani në ndërkohë konsiderohet ndër lojtarët më të fortë të këtij viti në Big Brother. /Telegrafi/