Presidenti i Interit, Erick Thohir, i ka siguruar tifozët se nuk do ta shesin Mauro Icardin dhe se Roberto Mancini do të vazhdojë në postin e trajnerit.
Në ditët e fundit ka qenë një situatë e tensionuar te Nerazzurrët, me ç’rast është raportuar se do t’i tregohet dera trajnerit.
Në ndërkohë, Napoli e ka kërkuar sulmuesin argjentinas si zëvendësim për të larguarin Gonzalo Higuain.
Megjithatë, pas takimit me Mancinin, Thohir ka njoftuar se skuadra nuk do të dobësohet dhe strategu italian do ta vazhdojë punën.
“Nuk do ta shesim Icardin. Kemi marrë oferta – edhe nga Napoli po ashtu – por nuk do ta shesim. Ia kemi vazhduar kontratën para një viti… Ai është kapiteni ynë dhe lojtar i rëndësishëm për ne. Jemi të kënaqur me të”.
Të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE
“Roberto Mancini është trajneri ynë. Këtu në SHBA, ai po punon në fushë me skuadrën dhe jashtë saj me menaxhmentin. Unë besoj shumë në punën e tij”, është shprehur Thohir. /Telegrafi/