Telegrafi

Thika, shufra metalike dhe drogë, arrestohen gjashtë persona në Pejë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë të dyshuar, pesë nga nacionaliteti shqiptar dhe një boshnjak, pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar tri thika, dy shufra metalike dhe një sasi me narkotikë.

Kështu njoftohet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’, në  Pejë ku me  urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, theksohet në këtë komunikatë. /Telegrafi/