Telegrafi

Me thika e shufër metalike, përleshen tre persona në Fushë Kosovë 

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona pas përleshjes fizike në Fushë Kosovë, të mërkurën rreth orës 18:40.

Në raportin policor bëhet e ditur se gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur mjete të rrezikshme, thikë dhe shufër metalike.

Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njeri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje, ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/