Telegrafi

Thierry Henry tregon për frikën e tij më të madhe, përgjigja e tij emocionon edhe të pranishmit e tjerë në studio

Një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, Thierry Henry, ishte i ftuar në emisionin CBS kushtuar Ligës së Kampionëve. Legjenda franceze komentoi ndeshjet në shoqërinë e ish-futbollistëve Micah Richards, Clint Dempsey, Charlie Davies, Jamie Carragher dhe gazetares Kate Abdo dhe në pjesën argëtuese të emisionit të pranishmit folën për frikën e tyre më të madhe.

Ndërsa të tjerët renditën disa nga frikësimet e tyre të zakonshme, Henry u përgjigj se frika e tij më e madhe ishte gjithmonë se ai nuk do të ishte një baba i mirë. Me këtë përgjigje ai ka gëzuar fansat, e veçanërisht ka prekur mikpritësin, i cili theksoi se francezi ka gjithmonë gati një “mendim të thellë”.

Kujtojmë se Henry është i martuar me Andrea Rajaçiqin nga Saraji, me të cilin ka tre fëmijë: vajzat Thea dhe Tatiana dhe djalin Gabriel.

Lexo po ashtu Haaland cilësohet si 'viktima' e fundit: Lewandowski, Sneijder dhe pesë lojtarët e tjerë që u grabitën ndër vite për Topin e Artë

Richards tha se ai kishte gjithmonë frikë nga aeroplanët dhe turbulencat. Dempsey theksoi peshkaqenët dhe faktin që ata mund ta hanin të gjallë si frikën e tij më të madhe, dhe Carragher bëri shaka se ai kishte më shumë frikë nga lojërat ku duhej të ruante Henryn.

Davies tha se frika e tij më e madhe janë grerëzat, sepse ai pati një përvojë të pakëndshme kur ishte fëmijë duke rënë në kontakt me një tufë të këtyre insekteve.

Henry zbuloi se për të futbollisti më i madh me të cilin ka shkëmbyer fanellat ishte Ronaldo Luis Nazario de Lima. Të dy shkëmbyen fanellat në finalen e Kupës së Botës në vitin 1998, kur Henry fitoi 3-0 me trikolorët dhe doli kampion bote. /Telegrafi/