Vinicius dhe Mariano Diaz i kanë pushtuar titujt e gazetave me golat e tyre në fitoren e së dielës në El Clasico, megjithatë Thibaut Courtois ka fituar një vend të respektueshëm te Real Madridin dhe ndeshjet po fitohen me ndihmën e tij.
Courtois gradualisht po përmirëson statistikat e tij, ndërsa sezoni po përparon dhe ndaj Barcelonës ai bëri katër pritje, duke i mbajtur në lojë vendasit kur ndeshja ishte ende baras.
Pas një fillimi të vështirë të karrierës së tij me Los Merengues, Courtois është kthyer në një figurë të rëndësishme për Zinedine Zidanen dhe të dielën e konfirmoi këtë.
Në 31 ndeshje të luajtura këtë sezon, ish portieri i Chelseat ka pranuar vetëm 24 gola në të gjitha garat dhe e ka mbajtur 16 herë portën e pastër.
Ai tani është në luftën për trofeun “Zamora”, një çmim i cili është fituar ekskluzivisht nga Jan Oblak në katër vitet e fundit.
I fundit nga Real Madridi e kishte fituar Iker Casillas në 2007/08, megjithëse Courtois e fitoi çmimin në dy sezone me Atletico Madridin, kur ruante portën e këtyre të fundit.
Në 180 minuta lojë këtë sezon, Barcelona nuk ka arritur të shënojë të paktën një gol të vetëm kundër Courtois.
Ka pasur vetëm tre raste të mëparshme kur Real Madrid e ka mbyllur ndaj Barcelonës në të dy ndeshjet e kampionatit pa pranuar gol: 1935/36 kur ata fituan 3-0 dhe 3-0, në 1957/58, kur ata fituan 3-0 dhe 2- 0 dhe në 1974/75 kur fituan 1-0 dhe barazuan 0-0. /Telegrafi/