Telegrafi

Thiago Silva në Ligën Premier?

Chelsea ka vërë kontaktet me mbrojtësin e PSG-së, Thiago Silva.

Braziliani është i palumtur te PSG pasi këta të fundit e bllokuan që të luajnë në Lojërat Olimpike.

TMW shkruan se Chelsea ka vërë kontaktet me agjentët e Thiago Silvas, pasi për të interesohet Antonio Conte.

Marrëveshja me klubin mbyllet në vitin 2018 dhe PSG ka kërkuar që t’ia zgjatë deri në vitin 2020.

Thiago Silva tashmë ka filluar të mendojë që seriozisht të kalojë në Ligën Premier. /Telegrafi/