Telegrafi

Thiago Silva: Messi është lojtari më i mirë në histori

Thiago Silva e ka cilësuar yllin argjentinas, Lionel Messi, si lojtarin më të mirë në histori të futbollit.

Messi është kritikuar pas një sezoni të qetë në Copa America, edhe pse Argjentina është në gjysmëfinale të kësaj gare dhe përballet me rivalët e Brazilit në Belo Horizonte të martën.

Para përballjes së Argjentinës me Brazilit ka folur edhe kapiteni i Selecaos, Silva.

Lexo po ashtu Messi e pranon publikisht: Kjo nuk është Copa America më e mira për mua, e rëndësishme është fitorja

Silva ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se ylli i Barcelonës, Messi, fitues o pesëfishtë i Topit të Artë, meriton të konsiderohet si lojtari më i mirë në histori.

Silva gjatë një dueli me Messin (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Për mua, Messi është lojtari më i mirë në histori, lojtari më i madh që kam parë ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Silva.

“Sa herë që përballemi me njëri-tjetrin, qoftë në skuadër kombëtare apo në Ligën e Kampionëve, është shumë e vështirë të përballesh me të”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Lionel Messi dhe Thiago Silva (Foto: Quinn Rooney/Getty Images/Guliver)