Mbrojtësi brazilian i Paris Saint-Germain, Thiago Silva, mund të kthehet te Milani gjatë afatit kalimtar të verës.
Kontrata e qendërmbrojtësit brazilian skadon në fund të sezonit dhe Paris Saint-Germain nuk ka gjasa t’i ofrojë atij një zgjatje.
Kjo situatë e tij ka bërë shumë klube të interesohen për Silvan, por më i mundshëm është një rikthim i lojtarit te Milani.
Agjenti i Thiago Silva thuhet se ka kontaktuar me Milanin për t’i njoftuar ata që mbrojtësi është i hapur për t’u rikthyer në San Siro gjatë verës.
Sipas mediumit Calciomercato, përfaqësuesi i lojtari ka kontaktuar drejtorët Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban për të diskutuar një marrëveshje të mundshme.
Nëse një rikthim i Silvas te Milani ndodh atëherë kjo gjë do t’i lumturonte tifozët e Milanit, të cilët e kanë brazilianin njërin nga të preferuarit e tyre. /Telegrafi/