Telegrafi

Thiago Silva dëshiron transferimin te Barcelona

Ylli i Paris Saint-Germain, Thiago Silva thuhet se dëshiron të transferohet te klubi i madh spanjoll, Barcelona.

Mbrojtësi brazilian është jashtë kontratës në Parc des Princes në fund të sezonit dhe nuk ka gjasa që t’i ofrohet një marrëveshje të re.

Mediat spanjolle raportojnë se ish-ylli i Milanit tashmë ka zgjedhur ekipin e radhës.

Lexo po ashtu Thiago Silva flirton me Milanin, gati rikthimi në San Siro

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Silva dëshiron të bashkohet me Barcelonën këtë verë.

Si i tillë ai shpreson që do të arrijë ta bindë Barçën që ta nënshkruajnë në mënyrë që ai ta përmbushë ëndrrën e tij për të luajtur së bashku me Lionel Messin.

Edhe klubi italian, Milani, është lidhur së fundmi me transferimin e qendërmbrojtësit brazilian. /Telegrafi/