Gruaja është sjellë me histeri, kur roja e një politikani e ka ngacmuar me sy.
Ajo është ofenduar nga veprimi i burrit dhe ka hipur mbi veturën e bardhë, ku gjendej politikani Abhinav Sharma.
Pranë veturës është mbledh një numër i madh i njerëzve, ndërsa ajo ka marrë flamurin e partisë dhe e ka qëlluar xhamin me shtizën prej metali, transmeton Telegrafi.
Në ngjarjen që është regjistruar në Agra të Indisë, 23-vjeçarja shihet duke thirrur për më shumë të drejta të grave dhe kundër dhunës seksuale. /Telegrafi/