Në Turqi, stuhia rreth gjyqtarëve shpërtheu pas vendimit të Adana Demispor për t’u larguar nga fusha 20 minuta pas një penalltie të dhënë për Dries Mertens, që u kthye në gol nga Alvaro Morata.
Klubi i fundit në renditje, kishte ankesa për gjykim të njëanshëm, ndërsa penallti që iu dha Galatasarayt një mend ishte skandaloze.
Fenerbahçe, e dyta në renditjen pas Galatasaray, pas reagimit te trajnerit të tyre Jose Mourinho qe e publikoi videon e episodit dhe shkroi “thërrisni policinë”, ka reaguar edhe klubi.
Arkadaki şarkı, “Chamem a Polícia” (Polisi Ara)pic.twitter.com/Tz1LKfxCvt
— Jose Mourinho Türkiye 🇹🇷 (@mourinhoturkiye) February 10, 2025
Fenerbahce ka vënë në pah mashtrimet që sipas tyre i bën Galatasaray, duke nisur nga biletat, reklamimin e basteve dhe gjithçka tjetër.
“Me kontratat tuaja të paligjshme, reklamimin e biletave në tregun e zi dhe bastet e paligjshme, ju vazhdoni të mashtroni shtetin tonë dhe Federatën Turke të Futbollit”.
“Me mediat tuaja të kontrolluara dhe deklaratat hipokrite, vazhdoni të mashtroni publikun”.
“Vazhdoni të mashtroni gjyqtarët dhe tifozët e futbollit me lojtarët tuaj që kanë vite që veprojnë në mënyrë mashtruese!”.
Usulsüz kontratlarınız, karaborsa bilet ve illegal bahis reklamlarınızla Devletimizi ve Türkiye Futbol Federasyonu’nu,
Güdümlü medya mensuplarınız ve samimiyetsiz açıklamalarınızla kamuoyunu,
Yıllardır aldatmaya yönelik hareketler yapan futbolcularınızla, hakemleri ve… https://t.co/0aLujfLAWT
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) February 9, 2025
“Falë jush nuk ka mbetur as besim dhe as drejtësi! Por ju jeni gjithmonë më të pafajshmit dhe më të viktimizuarit! Urime, çfarë i keni bërë futbollit turk!”, shkruhet në deklaratën e Fenerbahces. /Telegrafi/