Site icon Telegrafi

Therrën katër tifozë, përleshje para derbit Besiktas-Galatasaray (Video)

Sonte do të zhvillohet SuperKupa e Turqisë mes Besiktasit dhe Galatasarayt.

Por, para fillimit të takimit ka ndodhur ngjarje të pahijshme në qytetin e Konyas, ku janë përleshur tifozët e dyja klubeve përkatëse.

Pas përleshjes katër persona janë therur me thikë, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo ndodhi pasi u sulmua autobusi që po barte tifozët e Galatsarayt. Shumë kohë iu deshtë që policisë turke që të ndalte rrahjen mes dy grupeve para takimit, i cili do të fillojë në orën 19:45.

Kujtojmë se Besiktasi është kampion i Turqisë, ndërsa Galatasaray ka triumfuar në Kupën e shtetit turk. /Telegrafi/

Exit mobile version