Telegrafi

Therje me thikë në Podujevë, një person i lënduar

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:05 në rrugën “Zahir Pajaziti”,  Podujevë.

Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/