Telegrafi

Therje me thikë në Podujevë, arrestohen tre persona

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Podujevë, pasi të njëjti pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht me thikë viktimën.

Rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 13:08

Policia bën të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/