Site icon Telegrafi

Therje me thikë në Pejë, i plagosuri në gjendje të rëndë dërgohet në QKUK

Një person ka marrë plagë të rënda nga therja me thikë, gjatë një përleshje fizike që ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në Pejë.

Rastin e kanë konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi dhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore, Shkodran Nikçi, duke treguar se dy të dyshuarit për përfshirje në përleshje që përfundoi me plagosje janë të njohur për policinë.

“Rreth 19:30 policia është njoftuar për një rrahje në rrugën Jeton Dedushaj në Pejë, gjatë përleshjes është përdorur mjeti mprehtë thikë, me që rast një person është therë me thikë dhe është dërguar për trajtim në spitalin rajonal. Ndërsa, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, ka thënë Gashi, duke bërë të ditur se në vend të ngjarjes kanë njësitë kompetente për ta hetuar rastin.

Ai tha se dy të dyshuarit janë të njohur për policinë.

Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë për Telegrafin se i plagosuri për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për në QKUK.

“Një person është plagosur me thikë, për këtë çështje menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes policia dhe prokurori i Krimeve të Rënda. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë. Ndërkaq është duke u bërë përpjekje maksimale për arrestimin e personit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme, tha Nikçi./Telegrafi/

Exit mobile version