Një person ka therur me thikë dy persona tjerë, një mashkull dhe një femër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:53, në Lipjan.
Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkaq, lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/