Telegrafi

Therje me thikë në Lipjan, arratiset një person

Foto: Ilustrim

Një person pas një fjalosje me një person tjetër e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:50 në fshatin Banullë, Lipjan.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari gjendet në arrati. /Telegrafi/